Lajme
Ahmeti: Unioni i Komunave Shqiptare i pengon Serbisë
“Serbisë i pengon bashkëpunimi ndërshqiptar dhe sa herë që ka diçka e cila ka emrin shqiptar a është Union, a është bashkim komunash apo diçka e tillë, ata do të reagojnë”, thotë Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës
Unioni i Komunave Shqiptare që u mbajt javën e kaluar në Tiranë, ku morën pjesë kryetarët e komunave të Tiranës, Tetovës, Prishtinës, Ulqinit dhe Preshevës, ka shqetësuar autoritetet e Serbisë të cilat e shohin si rrezik të formimit të Shqipërisë së madhe. Për këto reagime ka treguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në një interviste dhënë “Zërit”, Ahmeti thotë se Serbisë i pengon bashkëpunimi ndërshqiptar dhe sa herë që ka diçka e cila ka emrin shqiptar a është Union, a është bashkim komunash apo diçka e tillë, ata do të reagojnë.
“Ka pasur reagime prej kryetarit të Serbisë, kryeministrit, nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë. Kryeministri madje ka thënë se kjo është një lojë fëmijësh…Por, në qoftë se është lojë fëmijësh, përse ka nevojë që krerët e shtetit të reagojnë ndaj kësaj. Unë mendoj se atyre u pengon bashkëpunimi ndërshqiptar dhe sa herë që ka diçka e cila ka emrin shqiptar a është Union, a është bashkim komunash apo diçka e tillë, ata do të reagojnë sepse ashtu e kanë mendësinë e kësaj qeverie sepse ka mbetur qe një kohë të gjatë”, tha ai.
Në qoftë se dikujt i pengon zhvillimi i shqiptarëve edhe mirëqenia e jetës së qytetarëve atëherë, sipas Ahmetit, është problem i tyre nuk është problem yni.
“Dhe unë kam pasur më së shumti hall me kryetarin e Preshevës dhe Preshevën sepse kam menduar që presioni do t’ju shkojë më shumë atje. Por edhe në Mal të Zi kishte ca gazeta, medie si “Vijesti” e cila kishte thënë se “po bëhet Shqipëria e Madhe në derë të vogël”. Këto janë reagime më shumë të shfrenuara do të thosha të panikut ndaj një iniciative, e cila synimin e vet e ka zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha ai.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












