Lajme
AI: Grupi i Kumanovës i maltretuar në burg
“Disa prej të arrestuarve nga Grupi i Kumanovës janë rrahur në burgje. Ministria e Punëve të Brendshme i injoronte kërkesat dhe thirrjet për hetim të pavarur”, konsideron AI
I ashtuquajturi “Grupi i Kumanovës” që mori pjesë në përleshjen e armatosur në vitin 2015, që përbëhet nga ish-guerilët shqiptarë të UÇK-së, janë rrahur e maltretuar në burgjet e Maqedonisë. Kështu thuhet në raportin e fundit që ka publikuar Organizata Amnesty International (AI) lidhur me të drejtave të njeriut në 160 shtete dhe territore.
Në pjesën për Maqedoninë flitet për publikimin e bisedave të përgjuara të cilat thuhet se, dëshmuan dhe zbuluan korrupsionin, keqpërdorimin e funksioneve, mashtrimet zgjedhore si dhe përzierjen në sistemin e jurisprudencës, njofton INA.
Sa i përket lirisë së shprehjes, AI thekson se mbi 2000 gazetarë janë vëzhguar dhe përgjuar nga qeveria e Maqedonisë.
“Materialet e përgjuara treguar se qeveria ka financuar mediat pro-qeveritare si dhe ka pasur një ndikim në përzgjedhjen e gazetarëve dhe përmbajtjen e lajmeve të disa medieve. Sulmet ndaj gazetarëve kanë vazhduar”, thuhet në raport, transmeton Albinfo.Ch.
Organizata përmend edhe rastin e Kumanovës, ku më 9 maj thekson se njësitë speciale policore filluan një operacion të armatosur në Kumanovë. “Pas këtij operacioni 14 shqiptar etnik dhe 8 policë u vranë, ndërkaq u arrestuan 30 –persona, përfshirë edhe pjesëtarë të ish UÇK-së. Disa prej tyre janë rrahur në burgje. Ministria e Punëve të Brendshme i injoronte kërkesat dhe thirrjet për hetim të pavarur”, konsideron AI.
Ndërsa sa i përket Kosovës, AI përmend valën e madhe të refugjatëve kosovare drejt BE-së në fillim të vitit 2015. Nga janari deri në mars të vitit 2015, rreth 48,900 qytetarë nga Kosova kanë aplikuar për azil në Bashkimin Evropian, thuhet në raport.
Organizata ka tërhequr vërejtjen edhe për shtimin e tensioneve ndëretnike në Kosovë.
“Tensionet ndëretnike gjithashtu janë shtuar pas aplikimit të pasuksesshëm të Kosovës për anëtarësim në UNESCO”, thuhet në raport, në të cilin gjithashtu përmenden edhe protestat e fillimvitit 2015, për shkarkimin e ministrit serb, për kthim dhe komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.
Ky i fundit, i kishte quajtur “egërsira” protestuesit në Gjakovë, të cilët po përpiqeshin të pengonin disa pelegrinë serbë që të vizitojnë Gjakovën me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse më 6 janar. “Serbët e Kosovës u janë nënshtruar kërcënimeve, plaçkitjeve dhe sulmeve, përfshirë këtu edhe përpjekje për zjarrvënie, në Gorazhdec dhe Klinë, në maj dhe korrik”, vlerëson AI.
Amnesty githashtu rikujton se 1,650 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë dhe se me gjithë gërmimet që kanë ndodhur në disa lokacione potenciale si varreza massive, lokacione të tjera nuk janë identifikuar as në Serbi, e as në Kosovë.
Amnesty International, mes tjerash ka vënë në pah edhe kundërshtimin e zëshëm të opozitës në Kosovë pas arritjes së marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, më 25 gusht 2015. Organizata e ka vlerësuar si ushtrim të tepruar të forcës rastin e ndërhyrjes së autoriteteve të rendit më 28 nëntor në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje, për të arrestuar njërin nga udhëheqësit e saj, Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%













