Lajme
AI kritikon Tiranën për çështjen e romëve
Disa familjet rome që po qëndronin me vite në ish-qendrën për realizimin e punimeve artistike në Tiranë, u nxorën me forcë nga banesat e tyre më 7 gusht. AI e dënon këtë veprim
Amnesty International ka reaguar sërish kundër veprimit të fundit të autoriteteve shqiptare për t’i nxjerr me dhunë nga strehimorja disa familje rome në Tiranë. Sipas AI, veprimet e autoriteteve edhe Qendrore edhe lokale, janë të papranueshme dhe jo humane.
Në reagimin e AI-së thuhet se si: as autoritetet e bashkisë dhe as qeveria nuk bënë asgjë për t’i ndihmuar ata të gjejnë një strehim tjetër.
“Familjet rome, disa prej të cilave kishin 10 vjet që qëndronin në ish-qendrën për realizimin e punimeve artistike, në rrugën e Kavajës në Tiranë, u nxorën me forcë nga banesat e tyre më 7 gusht”, thuhet komunikatën e AI-së, transmeton TCH.
Amnesty International shkruan për shembjen e shtatë prej tetë banesave, përpara se policia t’i përgjigjej thirrjeve të zyrës së Avokatit të Popullit dhe OSBE-së në Tiranë dhe të ndalonte dëbimin dhe shembjet e mëtejshme.
Drejtori i përgjithshëm i policisë urdhëroi gjithashtu kompaninë të ndalojë punën në këtë vend dhe të kërkojë ndalimin e ndërtimit derisa të jepet zgjidhja e strehimit.
Duke shpjeguar largimin e të gjithë familjeve rome, pavarësisht se disave prej tyre nuk u janë prishur shtëpitë, Amnesty International shkruan se ata kanë frikë të kthehen dhe shumë prej tyre kaluan natën në rrugë.
“Pas shkatërrimit të banesave, shumë romë kanë fjetur në rrugë. Ata nuk kanë ku të shkojnë dhe nuk kanë ku të mbrohen nga të nxehtit e verës prej rreth 37 gradë celsius”, thuhet më tej në reagimin e Amnisty Internacional.
Ndryshe, largimi me dhunë i familjeve rome nga strehimorja në rrugën e Kavajës erdhi, pasi një qytetar tha se prona ishte e tij dhe kishe plan për ndërtimin e një kompleksi banesor.
Në këtë çështje u përfshi edhe policia duke larguar disa nga familjet, por shumica prej familjeve rome nuk po dëshirojnë ta lëshojnë strehimoren, duke kërkuar vend tjetër për të jetuar.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











