Shqipëria
Air Albania nis fluturimet nga aeroporti i ri i Stambollit
Kompania e parë ajrore kombëtare e Shqipërisë, sipërmarrje e përbashkët me Turkish Airlines, nisi sot fluturimet nga aeroporti i Stambollit, qendra e re ajrore ndërkombëtare e qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Air Albania do të operojë dy fluturime çdo ditë midis Stambollit dhe Tiranës”, tha Sinan Dilek, drejtori i përgjithshëm i linjës ajrore, gjatë një ceremonie në aeroportin e Stambollit.
Dilek tha se Air Albania planifikon të iniciojë fluturime në destinacione të reja në Itali dhe Britani të Madhe këtë verë, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
“Bëhet fjalë për një kompani ajrore e cila në të ardhmen do të organizojë fluturime jo vetëm midis Turqisë dhe Shqipërisë, por edhe midis Shqipërisë dhe Europës. Me avionët që do t’i shtojmë flotës tonë në verën e vitit 2019, do të fluturojmë në destinacionet në Itali dhe Britani”, tha Dilek.
“Është krenari për ne të fillojmë fluturimet nga aeroporti i Stambollit, i cili është aeroporti më i madh në botë”, shtoi ai.
Nga ana tjetër, Panajot Panajoti, një nga pasagjerët e parë të Air Albania, tha se ndihet krenar që është udhëtari i parë i linjës së vendit të tij.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












