Sport
Ajeti afër rikthimit
Klubi i Torinos, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur situatën e të dëmtuarve në radhët e tij, duke saktësuar pikërisht kthimin e Ajetit në terrenin sportiv
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është afër rikthimit në fushat e blerta, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, i cili mungon prej më shumë se një muaji nga fushat e lojës pas një dëmtimi të dyfishtë në pulpën e këmbës së djathtë, ka filluar më në fund vrapimet, etapa e dytë e procesit të riaftësimit.
Klubi i Torinos, nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur situatën e të dëmtuarve në radhët e tij, duke saktësuar pikërisht kthimin e Ajetit në terrenin sportiv, pas rreth tre javësh të kaluara mes pushimit të plotë dhe terapisë për riaftësimin e dëmtimit muskulor.
Mbrojtësi ka zhvilluar vetëm vrapime të lehta në qendrën stërvitore të klubit, ndërsa edhe në ditët në vijim do të vazhdojë të stërvitet veçmas, derisa stafi mjekësor i skuadrës të sigurohet që atij nuk do t’i përsëritet dëmtimi i muajit gusht.
Kthimi para kohe në fushë pas një dëmtimi muskulor të pësuar në një miqësore bëri që Ajeti të përfundonte për disa javë larg fushave të lojës dhe të humbte fillimin e sezonit si me klubin e tij, ashtu edhe me kombëtaren shqiptare të futbollit, ku ai mendohej të ishte mes titullarëve.
Sipas mediave italiane, stafi i Torinos parashikon që ai të jetë i gatshëm për të filluar stërvitjen e plotë me pjesën tjetër të grupit që në ditët e para të tetorit. Por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme që ai të përfshihet në planet e trajnerit Gianni De Biasi për ndeshjet e radhës të kuqezinjve, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës, pasi është gjithsesi mbrapa me përgatitjen fizike në krahasim me lojtarët e tjerë për këtë pjesë të sezonit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar














