Lajme
AKB: Kosova ka ofruar mbi 110 mijë mundësi investimi
Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe institucionet nga pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët, mbajtën Forumin e parë ekonomik ndërkombëtar në Prishtinë, me temë “Kosova, shtet i artë për investime”, si pjesë e projektit “Javët e biznesit kombëtar”.
Në këtë forum ishin të pranishëm zyrtarë institucionesh, ambasador e biznese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali Zi, Kosova Lindore dhe shtete tjera. Forumi është një mundësi e mirë për Kosovën që prezantojë mundësitë për investime të huaja në Kosovë.
Kryetar i Aleancës së Bizneseve të Kosovës, Agim Shahini, ka thënë se ky forum si pjesë e projektit gjigant “Javët e biznesit kombëtar”, të iniciuar nga AKB ja, ka për qëllim që të ulen në një tavolinë të gjithë aktorët kryesorë të përfshirë në jetën ekonomike të vendeve tona dhe të arrihet shkëmbimi i informative mbi potencialet që ofrojnë shtetet tona për investime ekonomike dhe shkëmbime tregtare.”Po e prezantoj Kosovën një shtet i artë për investime. Kosova është një nga shtetet që më së shumti promovon stabilitet ekonomik dhe politik në rajon,ku të drejtat e njeriut, përcaktimet fetare, politike, etnike, minoritetet dhe gjinia femërore janë prioritet I respektimit të demokracisë në të gjitha institucionet, ku garancinë e jep Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Shahini.
Kreu i AKB së ka deklaruar se sigurisht nuk do të gjeni rrugë dhe ndërtesa të bëra prej arit, por do të gjeni mundësi dhe punëtorë të artë, taksa të ulëta dhe mbështetje të pakufishme nga shteti i Kosovës në iniciativat e biznesit.
Shahini ofroi dhjetë arsyet përse duhet investuar në Kosovë. Këto fusha dhe lehtësia përmendi burimet njerëzore, sistemi i taksave, rruga drejt zhvillime euro-atlantike, transporti, privatizimi, investimet në pasuritë nëntokësore dhe energji, investime në bujqësi, turizëm dhe investimet në tregun financiar.
Ai ka thënë se një shembull i mirë është shifra e 110 mijë bizneseve në Kosovë, të cilat , siç transmeton qik-u njoftimin, ofrojnë 110 mijë mundësi të reja bashkëpunimi dhe bashkinvestimi.
Sipas tij në këtë forum janë të pranishëm mbi tetë shtete me 250 delegatë dhe industrialistë nga sektori i prodhimit, shërbimeve dhe të tregtisë, infrastrukturës, energjisë, arsimit, shëndetësisë e fushave tjera.
Më pas kanë folur investime edhe Mimoza Kusari, zv.kryeministre e Qeverisë së Kosovës, Valon Saraqini, ministër i Ekonomisë së Maqedonisë, Islam Lauka, ambasador i Shqipërisë në vendin tonë, Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Ibrahim Gashi, zv.ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Rashiq, ministri Punës e shumë kryetar dhe shumë personalitet tjera shqiptare.
Në këtë forum mbajtën edhe takimet ndërmjet bizneseve ku u shkëmbyen informacione me njëri tjetrën dhe arritën bashkëpunime në fushat ku ata punojnë, njofton AKB.
12:00 – “Kosova shtet i artë për investime”
Është tema e forumit të parë ndërkombëtar ekonomik që do të mbahet sot në Prishtinë
Autoritetet kosovare do të bëjnë përpjekje sërish të joshin në Prishtinë investitorët e huaj që të vijnë të investojnë në Kosovë.
“Kosova shtet i arte për investime” është tema e forumit të parë ndërkombëtar ekonomik që po të mbahet sot në “Hotel Grand”, në Prishtinë.
Në këtë forum ekonomik i cili organizohet nga Aleanca Kosovare e Biznesit marrin pjesë përfaqësues nga pesë shtete të ndryshme, si: Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Izraeli.
Organizatorët thonë se me këtë forum synojnë të paraqesin arsyet se përse investitorët e huaj duhet të synojnë tregun e Kosovës dhe cilat janë avantazhet që shteti i Kosovës ofron për investitorët e huaj.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë












