Kosova
AKP e merr nën kontroll hotelin në Banjskë
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë nën kontroll një hotel në Banjskë të Zveçanit që thotë se hoteli në fjalë është pronë e “Trepçës”.
“Policia e Kosovës i ka ofruar asistence AKP-së pas kërkesës për të vendosur nën administrim objektet e N.Sh. Trepça Standard në Banjskë. Toka dhe ish-objekti (i rinovuar pa leje nga entitet ende të panjohura për AKP-në) janë pronë e N.Sh. Trepça Standard, me seli në Mitrovicën e Veriut, e cila është nën autoritetin e AKP-së. Me që AKP nuk ka pasur qasje në atë pjesë deri më tani, pas krijimit të kushteve dhe qasjes dhe pas marrjes se informacioneve që ka pasur edhe veprimtari të paligjshme në këto objekte, AKP me asistencë të policisë ka vendosur pronën nën administrim të saj. Para se të merren këto masa AKP ka tentuar të kontaktojë palët që kanë shfrytëzuar këto objekte deri tani, por s’ka pasur sukses as t’i identifikojë dhe as t’i kontaktojë”, thuhet në përgjigjen e AKP-së për KOHËN.
Edhe nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar aksionin.
“Policia i ka asistuar zyrtarët e këtij institucioni deri në përfundimin e verifikimit nëse ky hotel është pronë e ndërmarrjes ‘Trepça’”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











