Lajme
AKP-ja merr në mbrojtje të gjitha asetet e “Trepçës”
Vendimi është marrë sipas Ligjit për riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve të veçanta, i cili e cakton AKP-në administrator të Trepçës
Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka shpallur moratoriumin e ri për “Trepçën”. Me anë të këtij vendimi, AKP-ja do të vazhdojë mbrojtjen e aseteve të “Trepçës” nga kreditorët dhe proceset e mundshme gjyqësore kundër kësaj ndërmarrjeje.
Ky vendim është marrë duke u mbështetur në Ligjin për riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve të veçanta, i cili e cakton AKP-në administrator të ndërmarrjes “Trepça”.
Përveç këtij ligji, janë miratuar edhe dy ligje të tjera të sponsoruara nga AKP-ja, të cilat i kanë hapur rrugë kësaj të fundit që të shpallë moratoriumin.
Moratoriumi i ri për “Trepçën” gjithashtu bazohet në dy vendime të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme – ai i vitit 2006 për shpalljen e moratoriumit për “Trepçën” dhe vendimi tjetër që e ka vazhduar moratoriumin, i cili është marrë në muajin maj të vitit 2011, shkruan Koha Ditore.
“Prej datës 8 nëntor 2011 të gjitha veprimet, procedurat dhe veprimet e çfarëdo lloji që kanë për qëllim përcaktimin e vlefshmërisë, zbatimin apo përmbushjen e kërkesave apo interesave lidhur me ndërmarrjet e cekura në këtë njoftim, apo pasurisë së tyre, pezullohen dhe mund të vazhdojnë vetëm me lejen e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (Gjykata)”, thuhet në fillim të shpalljes publike për moratorium.
Zëvendësdrejtoresha e AKP-së, Mrika Tahiri, ka thënë se miratimi i ligjeve të reja e ka pamundësuar shpalljen e një administratori nga ana e Dhomës së Veçantë. Shpallja e këtij moratoriumi, sipas saj, është bërë për mbrojtjen e aseteve të “Trepçës”.
Ajo ka shtuar se përmes fondeve të BE-së pritet të sigurojnë ekspertizën e nevojshme, si dhe këshilla për t’u marrë me çështjet e “Trepçës”.
Gjithashtu, në kuadër të AKP-së është krijuar një departament i veçantë që do të merret ekskluzivisht me “Trepçën”. Në dokumentin e moratoriumit gjithashtu ceket se AKP-ja duhet të hartojë një plan të riorganizimit të ndërmarrjes, i cili do t’u prezantohet kreditorëve.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












