Lajme
Aksident i përgjakshëm në autostradë, 6 të vdekur
Një 20-vjeçar ka shkaktuar një aksident tragjik në jug të Badenit në Gjermani duke vozitur në drejtim të kundërt të autostradës
Në orën 6 të së dielës, në autostradën A5, si pasojë e këtij aksidenti janë përplasur katër vetura, ndërsa gjashtë persona humbën jetën.
Autostrada në afërsi të Offenburgut në gjatësi prej 100 metrash kishte një pamje të tmerrshme të dielën, raporton “Bild”.
Kudo në rrugë janë parë pjesë të trupave të viktimave dhe rrënojave të katër veturave të përfshira në aksident.
20-vjeçari me BMW-në e tij të bardhë, në orën 6 të mëngjesit është përplasur me shpejtësi duke vozitur në drejtim të kundërt të autostradës me në një minibus të mbushur me njerëz.
Shoferi që shkaktoi aksidentin e përgjakshëm dhe katër udhëtarët e minibusit kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.
Shoferët e pakujdesshëm të cilët futen në drejtim të kundërt në autostradat e Gjermanisë kanë shkaktuar frikë te pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Vetëm gjashtë javëve të fundit 19 njerëz kanë vdekur nga shoferët që kanë vozitur në drejtim të kundërt të autostradës.
E-Diaspora
-
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm Kosova me paraqitje të veçantë në eventin ndërkombëtar të modës në Stokholm... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











