Lajme
Aksident i rëndë në kryeqytet
Policia ka bërë të ditur se njëra prej automjeteve ka qenë duke lëvizur me rreth 120 kilometra në orë. Veturat kanë goditur qytetarët që prisnin autobusin urban
Një shofer që po ngiste një makinë të tipit “Audi” me shpejtësi rreth 120 km në orë në vendbanim, ka shkaktuar një aksident të rëndë në vendin e quajtur “Të rrethi” në Prishtinë, duke goditur dhjetëra qytetarë në stacionin e pritjes, 11 nga të cilët janë dërguar urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).
Bëhet e ditur se makina “Audi”, është ndeshur më një veturë tjetër tip “Volkswagen”. Këmbësorët kanë qenë duke pritur autobusin urban, ndërsa nga QKUK thuhet se një grua shtatzënë rreth 30 vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo sipas, mjekëve, ka disa fraktura dhe hemorragji në kraharor.
Policia ka bërë të ditur se njëra prej automjeteve ka qenë duke lëvizur me rreth 120 kilometra në orë. Drejtuesi i këtij automjeti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por më vonë ai i është dorëzuar policisë.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











