Lajme
Aksident tragjik në Austri: Humbën jetën dy shqiptarë, ka edhe të lënduar
Si pasojë e këtij aksidenti, siç njofton policia austriake, kanë humbur jetën dy shqiptarë. Ndërkohë, dy shqiptarë të tjerë dhe tre rumunë që ishin në automjetin tjetër, mbetën rëndë të lënduar, raporton albinfo.at
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë pas një përplasjeje mes dy veturash afër St.Pölten të Austrisë. Dy persona humbën jetën në këtë aksident, i cili ndodhi të dielën në mëngjes në Westautobahn (A1) afër St.Pölten-Süd. Pesë persona të tjerë u plagosën, disa rëndë. Kështu ka njoftuar Departamenti i zjarrfikësve në St. Pölten-Stadt, shkruajnë mediat austriake. Sipas policisë, deri të aksidenti erdhi pasi që dy vetura u përplasën, njëra prej të cilave thuhet se po lëvizte në krahun e gabuar, përcjell albinfo.at.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 3:30 minuta të mëngjesit midis Loosdorf (qarku Melk) dhe St.Pölten, në rrugën për në Vjenë. Sipas policisë austriake, një veturë me numër të tabelave shqiptare, e cila ishte ndaluar për pushim në Völlerndorf, mendohet se mund të jetë kyçur gabimisht në autostradë.
Në anën tjetër, një veturë që po lëvizte në drejtim të tyre ka goditur veturën shqiptare, në të cilën gjendeshin brenda katër persona me shtetësi shqiptare. Dy prej tyre mbetën të vdekur. Dy të tjerë që ishin po në këtë veturë dhe tre rumunë nga automjeti i dytë i përfshirë në aksident kanë marrë lëndime të rënda, përcjell tutje albinfo.at.
Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe ekipet e emergjencës, nga ku zjarrfikësit nxorën viktimat nga automjeti, ndërsa të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin e afërt.
Identiteti i viktimave dhe të plagosurve ende nuk është bërë i ditur.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













