Lajme
Aksidenti tragjik, humb jetën 30-vjeçari shqiptar në Itali
Raportohet një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik në rrugët e Italisë. Ngjarja që ndodhi në Pontebanna, i mori jetën një shqiptari, 30-vjeç, përcjell albinfo.ch.
Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.
Viktima ishte shofer në një makinë tip “Fiat Punto”.
Bashkë me të në momentin e aksidentit ishte edhe një shok i tij, po ashtu shqiptar.
Ata u përplasën nga një makinë tip “Mercedes Benz”, ku udhëtonin dy italianë.
Sipas hetimeve të para, dyshohet se “Mercedesi” ka dalë në korsinë tjetër, duke u përplasur me “Fiatin”.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe ambulanca. Shqiptari u transferua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve shumë të rënda, ndërroi jetë pak më vonë.
Si pasojë e aksidentit shumë të rëndë rruga në fjalë u mbyll për rreth 4 orë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












