Lajme
Aksidentohen 45 vetura afër Nishit, shumica të mërgimtarëve shqiptarë
Rreth 45 vetura janë përplasur në një aksident të rëndë që ka ndodhur sot paradite në Serbi. Shumica janë mërgimtarë shqiptarë që po kthehen në vendet evropiane
Më shumë se 40 vetura janë aksidentuar sot rëndë në autostradën afër Nishit, kurse sipas burimeve të medieve shqiptare, shumica ishin bashkatdhetarë të cilët po ktheheshin në vendet evropiane pas pushimeve të fundvitit. Aksidentimi dyshohet të këtë ndodhur për shkak të reshjeve të pandërprera të borës.
Përplasjet kanë ndodhur 10 kilometra para Nishit në korridorin që lidh Ballkanin me Evropën Perëndimore, shkruan gazeta Lajm. Sipas infomatave nga ky mendium, shumica e veturave të aksidentuara janë të mërgimtarëve shqiptarë.
Pas aksidentit është bllokuar autostrada, kurse ende nuk janë publikuar të dhëna për viktima ose të lënduar. Apelohet që mërgimtarët të jenë të kujdesshëm sepse rrugët në Serbi nuk janë të pastruara mirë, ndrkaq reshjet e borës po vazhdojnë me intenzitet të shtar. Temperaturat po ashtu gjatë kësaj fundjave, sipas meteorologëve, do të shkojnë në minus 20 gradë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar













