Sport
Aksidentohet autobusi i kombëtares shqiptare
Autobusi që duhej të transportonte lojtarët e kombëtares shqiptare për në stërvitjen e programuar për të shtunën paradite është aksidentuar. Lojtarët detyrohen të shkojnë në stërvitje me taksi.
Trajneri De Biazi ka lënë pushim titullarët, por ka planifikuar në Kopenhage një seancë stërvitore paradite me lojtarët që nuk u aktivizuan, në një kohë që nisja për në Shqipëri do të bëhet të shtunën pasdite.
Teksa autobusi ishte nisur për të i transportuar futbollistët e kombëtares nga hoteli, gjatë rrugës pati një aksident. Në autobus ka qenë i pranishëm vetëm shoferi danez, por për fat të mirë edhe ai ka shpëtuar pa lëndime.
Pas këtij rasti, futbollistët e kombëtares u detyruan të shkojnë në stërvitje me taksi, bëjnë të ditur mediet shqiptare.
Shqipëria barazoi me Danimarkën 0:0 të premten, kurse të hënën ndeshet kundër Portugalisë.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











