Shkurt.ch
Aksidentohet autobusi zviceran në Norvegji: tre të vdekur
Nuk është publikuar nacionaliteti i viktimave. Por, të gjithë 16 pasagjerët në autobus përfshirë edhe shoferin, kanë qenë nga Zvicra
Një autobus turistësh nga Zvicra ka pësuar një aksident të rëndë në Norvegji, me ç`rast kanë humbur jetën tre udhëtarë dhe ka pësuar lëndime të rënda një tjetër. Autobusi kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur në një mur.
Personi me lëndime të rënda është transportuar me helikopter në spitalin Namsos, shkruan “VG”. Të lënduarit tjerë, me lëndime më të lehta, kanë marrë trajtim mjekësor në spitalet e afërta.
Disa nga pasagjerët nga fuqia e përplasjes janë hedhur nga autobusi dhe kanë përfunduar nën autobus.
Aksidenti ka ndodhur në mesditën e sotme, në autostradën E6 në afërsi të qytetit Flåttådal.
Policia nuk ka dalë ende me të dhënat lidhur me shkaqet e aksidentit, shkruan 20minuten.ch. Ajo nuk ka publikuar as nacionalitetin e viktimave. Por siç shkruajnë mediet zvicerane, të gjithë 16 pasagjerët në autobus përfshirë edhe shoferin, kanë qenë nga Zvicra. Firma që ka organizuar udhëtimin ka qenë “Eurobus Knecht” nga Windisch-i i kantonit Aargau.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












