Shkurt.ch
Aksion bastisjeje ndaj “Tigrave Tamilë” në Zvicër
Një bastisje e përmasave të gjera, që ka përfshirë shumë kantone të Zvicrës, është bërë të martën, në përpjekje për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e “Tigrave tamilë”, me ç`rast janë arrestuar dhjetë persona të dyshimtë.
Aksionin e ka organizuar Policia Federale në bashkëpunim me policitë e kantoneve, njofton Prokuroria Federale.
Të arrestuarit ngarkohen për larje parash dhe për përkatësinë në një organizatë kriminale, e cila, sipas prokurorisë, ka ushtruar presion dhe ka bërë shantazh ndaj tamilëve që jetojnë në Zvicër, për të mbështetur financiarisht “Tigrat tamilë”.
Me mjetet e siguruara kështu, ata thuhet të kenë financuar blerjen e armatimit në Sri Lanka, njofton nzz.ch.
Organizata e tigrave tamilë në vendet e Bashkimit Evropian konsiderohet si organizatë terroriste, ndërsa në Zvicër nuk është ndaluar asnjëherë veprimtaria e saj.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











