Lajme
Aksion për lirimin e pronave të uzurpuara
Aksioni i Policisë së Kosovës, është zhvilluar në dy lokacione, ndërsa pritet të vazhdojë edhe ditëve të tjera. Prona e liruar sot i takon një biznesmeni që jeton në Zvicër
Pas aksionit të javës së kaluar ku u arrestuan 52 persona për tjetërsim të pronës shoqërore, Policia e Kosovës sot nga mëngjesi ka nisur aksioni tjetër, për lirimin e pronave që dyshohet se janë të uzurpuara nga personat e fuqishëm të luftës ose bashkëpunëtor të ish-komandantëve.
Aksioni i sotëm, sipas Policisë, është zhvilluar në dy lokacione, ndërsa pritet të vazhdojë edhe ditëve të tjera.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim më Prokurorinë dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit, është duke realizuar një aksion policor në dy rajone të Kosovës, që përfshinë disa lokacione për lirimin e pronave që dyshohet se janë të uzurpuara”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, janë 170 prona të uzurpuara, nga 116 persona fizik dhe 54 persona juridik.
“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka zhvilluar hetime intensive që nga viti i kaluar, ndaj një grupi mirë të organizuar i të dyshuarve për vepra penale të krimit të organizuar si fajde, detyrim, kanosje dhe mashtrim. Për këtë rast deri më tani janë arrestuar nëntë persona të dyshuar e të cilët janë në proces gjyqësor”, thuhet ndërkaq në një komunikatë për media lëshuar nga Policia.
Njëri nga lokalet që u lirua sot është i biznesmenit nga Drenica, Rrustem Rukolli, bashkëpunëtor dhe shok i ish komandantit nga Drenica, Sami Luishtaku. Rukolli ka disa vjet që e mban nën pronësi një lokal që ka qenë i privatizuar nga Xhevat Sadriaj, një biznesmen që jeton në Zvicër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike












