Kosova
Aktakuzat e para të Speciales, në shtator
Prokuroria Speciale deri më tani ka ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarëve dhe të të dyshuarve rreth 100 ish-pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe ish-eprorë e komandantë, derisa në shtator të këtij viti pritet edhe ngritja e aktakuzave të para.
Gjykata Speciale, e cila para më shumë se shtatë muajve ka filluar me dërgimin e ftesave të para për ish-komandantë e pjesëtarë të UÇK-së, pritet që në shtator të këtij viti pas rreth 100 ftesave të dërguara të fillojë edhe me ngritjen e aktakuzave të para.
Kështu ka deklaruar për “Zërin” kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka bërë të ditur që muaji shtator dhe muaji tetor do të jenë muajt e aktakuzave të para.
“Dita-ditës po shtohet numri i ftesave të veteranëve të luftës nga Gjykata Speciale. Numri ka arritur mbi 90, afër100. Sipas informacioneve që kam, dje janë lajmëruar edhe disa pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë marrë ftesë nga Prokuroria Speciale, por që ende nuk janë bërë publikë për medie. Po ashtu në muajin shtator dhe në muajin tetor të këtij viti pritet të ngrihen aktakuzat e para, mirëpo nuk ka diçka konkrete, vetëm informata jozyrtare”, ka thënë Gucati.
Po ashtu ka theksuar që shumë pjesëtarë të UÇK-së, të cilët kanë marrë ftesë për intervistim, nuk i kanë bërë publike ftesat e tyre për arsye të ndryshme.
“Është një numër i konsiderueshëm i të ftuarve që nuk kanë dashur të intervistohen. Madje më shumë ka persona që nuk i kanë bërë publikë emrat sesa i kanë bërë. Arsyet për këtë nuk i di, por për ne emrat janë të njohur, mirëpo nuk i bëjmë publikë për shkak të respektimit të privatësisë së tyre”, ka thënë Gucati, teksa ka shtuar se Gjykata Speciale është gjykatë politike dhe si e tillë do të dështojë përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje, pritet të vuajë pjesën e... -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit Udhëtimi ajror po bëhet luks, çmimet rriten me 57% në Zvicër... -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër















