Maqedonia
Aktakuzë ndaj 34 personave për zjarrin tragjik në një klub nate në Koçan
Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut ka ngritur aktakuzë ndaj 34 personave dhe tri subjekteve juridike, përfshirë ish-ministra, zyrtarë dhe inspektorë, në lidhje me zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në mars në një klub nate në qytetin e Koçanit, duke lënë 62 viktima dhe afro 200 të plagosur, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Sipas prokurorit publik Lupço Koçevski, të akuzuarit përfshijnë pronarin e klubit, drejtues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, punonjës të Ministrisë së Ekonomisë dhe inspektorë ndërtimi. Dy ish-ministra janë pjesë e aktakuzës, ndërsa dy të tjerë janë ende nën hetim për mungesë provash të mjaftueshme.
Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti hip-hopi më 16 mars, pas ndezjes së fishekzjarrëve brenda lokalit. Hetimet tregojnë se klubi ka funksionuar për vite me radhë pa respektuar rregullat e sigurisë dhe me leje të dyshimta ndërtimi.
Prokuroria thotë se të akuzuarit “kishin kompetenca për të parandaluar tragjedinë, por dështuan ta bëjnë këtë”.
Në një hetim të ndarë janë arrestuar edhe 13 policë dhe zyrtarë të tjerë, ndërsa protestat nga familjarët e viktimave janë shtuar javët e fundit, me kërkesë për përgjegjësi të plotë nga institucionet, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete? Nëse votuesit zviceranë do të mbështesnin propozimin e krahut të djathtë për të frenuar numrin e... -
Blerja e energjisë elektrike nga fqinjët po bëhet realitet në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura -
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar











