Lifestyle
Aktori Kevin Spacey s’do të ndiqet penalisht
Aktori Kevin Spacey nuk do të ndiqet penalisht për sulmet e supozuara seksuale ndaj disa personave. Nga zyra e prokurorit të qarkut të Los Angelesit është njoftuar se incidenti në fjalë ka ndodhur jashtë kompetencave ligjore të shtetit të Kalifornisë.
Zyrtarët kanë konfirmuar në prill që pohimet për sulm seksual nga aktori Spacey që ndodhi në vitin 1992 në Hollywoodin perëndimor, megjithatë po hetohen. E një rast tjetër, nga viti 2016, në të cilin po ashtu është i përfshirë aktori, po hetohet, përcjell albinfo.ch.
Që nga nëntori shumë akuza në drejtim të aktorit për ngacmime seksuale janë publikuar deri më tash. Spacey pohonte se nuk i kujtohet diçka e tillë, por kërkoi falje publike. Por akuzat shtrihen përtej Hollywoodit dhe arrijnë deri në Londër, ku Spacey punoi në teatër dhe thuhet se kishte ngacmuar disa aktorë të rinj.
Sidoqoftë, të gjitha këto akuza, pavarësisht pse aktorit s’i kujtohen ngjarjet, e detyruan atë që të largohet nga seria e jashtëzakonshme e platformës Netflix, “House of Cards”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor