Kinema
Shfaqet në Festivalin e Lokarnos filmi kosovar-zviceran “The Land within”
Filmi i regjisorit Fisnik Maksville shfaqet nesër, 9 gusht, me fillim në orën 10.30 në sallën Palexpo (Fevi), në kuadrin e programit "Panorama Suisse"

Nesër, më 9 gusht, në festivalin e filmit në Lokarno jepet filmi “The Land within” (Toka, brenda saj) i regjisorit shqiptar nga Zvicra Fisnik Maxville, realizuar si bashkëprodhim Kosovë-Zvicër, shkruan albinfoi.ch.
Festivali i Lokarnos bën pjesë ndër festivalet ndërkombëtare të filmit të kategorisë A, sipas përkufizimit të Shoqatës së Producentëve të Filmit FIAPF.
Filmi ka pasur një rrugë të suksesshme deri tani. Ai ka marrë pjesë në shumë festivale të mëdha botërore ndërsa ka fituar çmimin kryesor në festivalin e filmit në Talin (Estoni), i cili i takon kategorisë së parë të festivaleve botërore të filmit, shkruan albinfo.ch.. Së fundi, ky film ishte nominuar për çmimin e filmit më të mirë të Zvicrës, në festivalin kryesor të filmit në vend, në Solothurn.
Subjekti i filmit, me pak fjalë, është ky: Në vitin 2008, pas vitesh mërgimi, Remo u kthye në vendin e tij në Kosovë. Ai duhet të ndihmojë kushërirën e tij Una të zhvarros një varr masiv ku shumica e anëtarëve të familjes së saj janë varrosur gjatë luftës. Por trupat zbulojnë sekretet familjare që shtyjnë Remon dhe Unën të vënë në dyshim të ardhmen e tyre. Një film për të vërtetat e mundshme në një vend që njeh vetëm mbijetesën.
Filmi shfaqet me fillim në orën 10.30 në sallën Palexpo (Fevi), në kuadrin e programit “Panorama Suisse”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
I kërkuar nga drejtësia italiane, shqiptari arrestohet në një autobus turistik në Gjermani Sipas mediave të huaja, gjatë kontrollit, policia zbuloi se shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane. ...
-
Magjia e ngjyrave të shkrira në pikturat e saj ekspozohet në „Armaturen Flamatt“
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
Jeta në Zvicër
-
47 milionë franga nga qeveria federale për shërbimin e trenit të natës për në Malmö Për të promovuar udhëtimin me tren jashtë vendit si një alternativë larg udhëtimit ajror, Parlamenti ka...
-
Zvicër: Temperatura mbi 30 gradë, rrezik për stuhi dhe reshje shiu
-
Shkencëtarët paralajmërojnë se lumi Rhine mund të ngrohet deri në 4°C deri në vitin 2100
-
Mbyllet kampingu më i lartë në Zvicër, Arolla
-
Pushues agresivë në pishinat e Bazelit: Policia rrit praninë