Lifestyle
Aktorja Catherine Deneuve kërkon falje
Aktorja franceze, Catherine Deneuve, u ka kërkuar ndjesë viktimave të sulmeve seksuale, pas nënshkrimit të një letre të hapur që argumentonte se fushata kundër ngacmimeve seksuale kishte shkuar përtej qëllimit të saj.
Deneuve ka thënë se ajo ndihet keq nëse ndonjë prej viktimave është ofenduar nga ai nënshkrim, përcjell albinfo.ch.
Javën e shkuar ajo nxiti reagimin feminist, pasi së bashku me 100 gra franceze nënshkruan një letër, duke thënë se burrat kanë të drejtë të flirtojnë me gra.
Por, disa aktivistë të të drejtave të njeriut kanë reaguar, duke thënë se deklaratat e Deneuve e kanë minimizuar dhunën seksuale.
Letra e nënshkruar nga shkrimtaret, interpretueset dhe akademiket franceze, u botua nga gazeta “Le Monde” të martën e shkuar.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit













