Lajme
Akullnajat zvicerane po shkrihen me “nivel rekord”
Çdo ditë e më shumë akullnajat e Zvicrës po shkrihen
Akullnajat e Zvicrës kanë humbur një të dhjetën e vëllimit të tyre vetëm në pesë vjetët e fundit – një normë shkrirjeje, tregoi një studim të martën.
Matjet në 20 akullnajat zvicerane kanë treguar që shkalla e shkrirjes këtë vit ka arritur në “nivele rekord”, sipas studimit vjetor për gjendjen e akullnajave, të botuar nga Komisioni Cryospheric në Akademinë e Shkencave Zvicerane, shkruan “Thelocal.ch”.
Komisioni për Kriosferë në Akademinë Zvicerane të Shkencave tha se mbulesa e dëborës në akullnajat ishte rreth 20-40 për qind më e lartë se zakonisht në prill dhe maj të këtij viti, me thellësi deri në gjashtë metra të matur në disa vende deri në qershor.
Mirëpo, gjatë dy javëve të nxehtit intensiv në fund të qershorit dhe përsëri në fund të korrikut, “vëllimi i shkrirjes së borës dhe akullit në akullnajat zvicerane … ishte ekuivalent me konsumin vjetor të përgjithshëm të ujit të pijshëm të vendit”, thuhet në një deklaratë.
Rezultat i kësaj ishte shtresa e trashë e dëborës që u zhduk shpejt dhe shkrirja e fortë vazhdoi deri në fillim të shtatorit.
“Kjo do të thotë që gjatë 12 muajve të fundit, rreth dy për qind e vëllimit të përgjithshëm të akullnajave në Zvicër ka humbur”, tha komisioni, duke shtuar se shkalla e humbjes gjatë pesë vjetëve të fundit “tejkalon 10 për qind”, përcjell albinfo.ch.
Ambasada e Gjermanisë i ofron Kosovës mbështetje për eksport të produkteve vendore
Ambasadori gjerman për Kosovë, Christian Held, gjatë një vizite të cilën ia ka bërë Istogut dhe fermave të vogla aty ka treguar se edhe Gjermania ofron mbështetje mbi 10-vjeçare për të ndihmuar në organizmin dhe planifikimin e fermave të vogla.
Po ashtu sipas ambasadorit thuhet se ky projekt mundëson të bëhet eksportimi i barishteve të thata, 95 për qind në Evropë.
Në një postimi në Twitter ambasadori gjerman ka treguar se 3000 familje përmes më shumë se 300 fermave ofrojnë barishte në 58 pika grumbullimi në gjithë Kosovën.
Midis tjerash, ai është mahnituar se si ky projekt për planifikim ofron siguri për fermat e vogla nga një organizatë afatgjatë e shitjeve si edhe i bëri përshtypje vërtet ajo që mund ta arrish me barishte dhe organizim të mirë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025














