Kosova
Akuzohet për fajde
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Asdren Mekajt për shkak të kryerjes së veprës penale “Detyrimi”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri nga viti 2010 deri në fund të vitit 2013, ka përdorur shantazh dhe kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur që ta detyrojnë të dëmtuarin P.G. që t’i para të gatshme dhe t’i blej vetura të shtrenjta, sipas kushteve të cilat i pandehuri vet i ka caktuar, përcjell albinfo.ch.
“Në këtë mënyrë i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mije euro. Ky rast është i ndërlidhur me rastin e fajdeve kundër të akuzuarve nga familja Kqira” thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë.
Kohë më parë KTV-ja pati intervistuar Asdren Mekaj, që është kushëri i ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, i cili kishte deklaruar se nga hetimet e Prokurorisë do të dalë i pafajshëm.
Avokati i tij ishte shprehur se hetimi kishte nisur nga dëshmia, siç e konsideron mashtruese, e Pal Grudës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













