Kriza në Ukrainë
Alarmi i Biden, çfarë mund t’i ndodhë Ballkanit nëse SHBA tërhiqet nga Ukraina
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka alarmuar se anulimi i mundshëm i ndihmës financiare për Ukrainën mund të shpije në fitore të shpejtë të Rusisë, e madje edhe krizë të re në Ballkan.
“Nëse ne ikim dhe Rusia është në gjendje ta vazhdojë sulmin dhe ta shembë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Kjo ndryshon dinamikën”, ka pyetur Bideni kryebashkiakët në SHBA në një takim, transmeton NBC News.
Sipas njoftimit, Bideni dhe këshilltarët më të lartë të sigurisë kanë kërkuar të mbështetet iniciativa për përkrahje të mëtutjeshme të Ukrainës teksa presidenti është zotuar se Shtëpia e Bardhë do t’i qëndrojë krah Ukrainës për, siç tha, aq sa të ketë nevojë.
Tutje ai ka shtuar se nëse SHBA-ja heq dorë nga Ukraina, Rusia mund të triumfojë për pak javë apo më shumti pak muaj.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit










