Muzikë
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Komuniteti shqiptar në Bern merr pjesë në festivalin multikulturor
Komuniteti shqiptar në Bern do të jetë pjesë e festivalit të njohur multikulturor “Festival der Kulturen 2026”, i cili mbledh së bashku dhjetëra komunitete dhe artistë nga vende të ndryshme të botës, transmeton albinfo.ch.
Kjo ngjarje, që zhvillohet në Zvicra, ofron një program të pasur me muzikë, vallëzim, arte vizuale dhe aktivitete të tjera kulturore, duke promovuar diversitetin dhe bashkëjetesën mes kulturave.
Shoqëria kulturo-artistike “Albakult” do të përfaqësojë kulturën shqiptare në këtë festival, duke sjellë para publikut elemente të traditës dhe trashëgimisë kombëtare. Pjesëmarrja shqiptare në këtë aktivitet ka edhe karakter konkurrues, çka e bën mbështetjen e bashkëatdhetarëve tejet të rëndësishme.
Në organizimin e këtij festivali kontribuon edhe aktivistja e njohur e çështjes kombëtare, Behide Hasanaj, e cila vazhdon të jetë aktive në promovimin e kulturës shqiptare në diasporë.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve në Bern dhe më gjerë që të marrin pjesë në këtë event, të shijojnë atmosferën festive dhe të mbështesin përfaqësimin shqiptar në një skenë ndërkombëtare ku bashkohen kultura nga e gjithë bota. /Albinfo.ch

Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros Çmime konfuze në Migros, ndërhyn SECO... -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso











