Sport
Alban Meha e ka bërë të lumtur fansin duke ia dhuruar fanellën
Futbollisti shqiptar Alban Meha, i njohur me gjuajtjet e tij të forta nga distanca, edhe pse jo me tepër se një sezon anëtarë i FC Torku – Konyaspor të Super Ligës së Turqisë, ka bërë për vete adhurues të shumtë, raporton albinfo.ch.
Mehaj me shënimet e tij nga gjuajtjet e lira ka pushtuar veçmas zemrën e vogëlushit Osman Ensar.
Ky vogëlush i shoqëruar nga prindërit e tij e ndonjëherë edhe nga të afërmit çdo fundjave zë vend në ulëset e stadiumit “Torku Arena”të qytetit Konya.
Simpatinë e tij ndaj Alban Mehës, vogëlushi inteligjent e mjaft simpatik nga Konya e Turqisë, e ka shprehur hapur të premten që shkoi në takimin e javës së njëzetedytë ndërmjet FC Torku Konyaspor dhe Medicana Sivasspor 2 :1.
Ai me të përfunduar kjo ndeshje e vlefshme e kampionatit futbollistik të Turqisë, me një tufë lulesh në duar dhe me një pankartë të formuluar me tekst në gjuhën shqipe , është nisur drejt Alban Mehës, të cilit në mënyrë shumë të njerëzishme i ka kërkuar fanellën me autograf.
Meha pahezituar fare i ka dhuruar vogëlushit fanellën me emrin e tij,kurse nga ai ka pranuar tufë lulesh.
Meha, ish- futbollist i kombëtares shqiptare, dhe prapë një nga kandidatët e mundshëm për Kampionatin Evropian “Franca 2016” më në fund identifikoi mikun dhe adhuruesin e tij të vërtetë.
Arif Ejupi
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë














