Kultura
Alban Pengili, dy koncerte me “Valsin e dashurisë shqiptare”
E veçanta e këtij koncerti është interpretimi i veprës autoriale të tij: “Albanische Liebeswalzer” ose “Valsi i Dashurisë Shqiptare
Sonte dhe nesër, violinisti i shquar shqiptar që krijon në Gjermani, Alban Pengili mban dy koncerte të njëpasnjëshme. Në Lüdinghausen ku ai koncerton sonte, më 30 maj, Pengili do të prezantojë 6 sonata dhe partita të kompozitorit Johann Sebastian Bach. Titulli i origjinalit është “Sei Solo. a Violino senza Basso accompagnato” dhe kjo vepër është pjesë standarde e repertorit të virtuozëve të violinës, mirëpo ato tepër rrallë interpretohen të gjitha në një program koncerti, siç do të ndodhë më 30 dhe 31 maj, thuhet në njoftimet e organizatorëve lidhur me këto koncerte
Ndërsa e veçanta e këtij koncerti, siç njofton violinisti enkas për albinfo.ch, është interpretimi i veprës autoriale të tij, pra të Alban Pengilit “Albanische Liebeswalzer” ose “Valsi i Dashurisë Shqiptare:”Introduction, Tema dhe 10 Variatione per Violine Solo”, kompozuar në maj 2015.
“Kjo është vepra e tretë që plotëson dhe mbyll albumin për Violinë Solo me tema shqiptare. E para është: “ALBANIAN VIOLINE HARMONICO” me kompozimet,”Albanian Labyrinthe Harmonico” kompozuar në Dortmund, në janar të vitit 2014 dhe prezantuar më 31 janar 2014 në Paris në prezencë të Ministres se Kulturës të Shqipërise, Mirela Kumbaro. Dhe e dyta: “Ein Albaner in Paris” kompozuar në Dortmund, në shkurt 2015, shton Pengili.
Koncerti solistik në Lüdinghausen mbahet sonte në Kapitelsaal Renaissance-Burg.
“Po këtë program e prezantoj dhe një ditë më vonë, më 31 maj në ChorForum Essen” si dhe më 25 qershor në koncertin që do të mbaj në Ruhr Universität Bochum”, përfundon Alban Pengili.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











