Lajme
Alban Thaçi, mbresëlënës tek austriakët
Shqiptari Alban Thaçi, si migrant në Austri kishte filluar nga zeroja. Tani, është sipërmarrës i suksesshëm i një ndërmarrjeje në lulëzim
Ndërmarrja e Albanit, 40-vjeçar, është especializuar për ndërtim me material të thatë. Me seli në Pinsdorf të Austrisë, ajo ka tashmë të punësuar 70 punëtorë.
Fillimisht, ai ishte një krah i thjeshtë pune. Por, para dhjetë vitesh, së bashku me bashkëshorten e tij Elgentën, ai e realizoi ëndrrën e tij për një ndërmarrje personale. Që atëherë, ndërmarrja e tij „THT Thaci Management GmbH“ është në zhvillim e sipër, të pandalshëm.
„Thaçi e ka njohur rastin i cili mund të gjendet në ndërtimin me material të thatë dhe për këtë ai është specializuar“, deklaron në të përditshmen austriake „Nachrichten“, Gertraud Schragl nga Oda ekonomike e Gmunden, ku para dhjetë vitesh, Thaç kishte qenë në këshillime. „Ndërtim me material të thatë“ do të thotë ndërtim pa baltë. THT është e angazhuar edhe në ndërtimin e spitaleve, shkollave, ndërtesave publike apo pishinave, por edhe në ndërtesat private. Klientë dhe partnerët e përshkruajnë shqiptarin si njeri shumë të dashur dhe me qëllime të realizuara. Në ndërmarrjen e tij, bashkëpunëtorët kanë krijuar një ambient familjar, ndërsa Albani për ta ka siguruar një rezidencë personale në Pinsdorf.
Nga këndvështrimi i Odës ekonomike, shqiptari 40-vjeçar nuk është vetëm një shembull i shkëlqyeshëm i integrimit të suksesshëm, por edhe një dëshmi e madhe se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi me këtë organizatë. „Që nga themelimi i ndërmarrjes së tij, zotëri Thaçi ka pasur rregullisht kontakte me ne dhe gjithnjë i ka paraysh këshillat tona“, thotë Gertraud Schragl nga OE Gmunden. „Ne kemi biseduar gjithnjë për mundësitë e përparimit të ndërmarrjes së tij, por ishte personalisht zotëri Thaçi, ai i cili e zgjodhi rrugën më të mirë“, përfundon Schragl.
E-Diaspora
-
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni Doktoratë me sukses të lartë, Erjon Krasniqi nderohet nga institucionet japoneze... -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












