Gruaja
Albana Azizi, me videoklip të ri “Zemër ciaooo”
Këngëtarja Albana Azizi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, pas këngës së suksesshme "Kalle sonte", para pak ditësh ka nxjerrë në tregun muzikor vidoeklipin e këngës më të re "Zemër ciaooo".
Në këngën, e cila është punuar nga “Genton Studio”, ndërsa videoklipi nga “Video Art”, mysafir special është vëllai e saj DJ Franklyn. Deri tani këngëtarja Albana Azizi ka treguar suksese edhe në moderim. Ajo ishte e ftuar ta moderonte Festivalin muzikor të kulturave të ndryshme botërore.
Ajo doli e suksesshme në prezantimin në tri gjuhë të huaja botërore (gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht).
Albana ka bërë me dije se është ftuar në Zvicër që të moderonte edhe në disa manifestime të tjera.
Përveç këngëve solo, këngëtarja Azizi ka treguar se e ka në plan të vijë edhe me bashkëpunime, mirëpo nuk ka dashur t’i bëjë publike. “E kam edhe një bashkëpunim, i cili nuk e di saktë se kur do të lansohet. E meqë ende jam në proces të punës, nuk do të doja ta zbuloja më shumë. Më mirë le të mbetet befasi për publikun”, ka thënë ajo.
Këngëtarja e re, përveçse komentohet mirë për këngët e projektet e reja, një vend të veçantë zë edhe paraqitja e saj gjithmonë me stil. Ajo nuk preferon të flasë për jetën private, sepse më shumë pëlqen të merret me punën e saj profesionale. “Nuk preferoj të flas për jetën private. Më pëlqen më shumë të flas për planet dhe punën time rreth këngëve. Pastaj herët është të flas për këtë sferë”, ka thënë për fund Albana, e cila ka bërë me dije se sezoni veror e pret më të përgatitur se kurrë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë














