Muzikë

Albanian Film Festival Berlin mbahet për herë të parë në zemër të Berlinit

Festivali do të sjellë në Berlin filma të vlerësuar të kinemasë shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora

Për herë të parë në qendër të Berlin do të mbahet Albanian Film Festival Berlin, një ngjarje që synon të prezantojë historitë dhe krijimtarinë e kinemasë shqiptare para publikut ndërkombëtar, transmeton albinfo.ch.

Festivali do të zhvillohet nga 5 deri më 9 mars 2026 në ambientet e ACUDkino, ku do të shfaqen filma artistikë, tituj të vlerësuar me çmime dhe programe speciale nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veiut dhe diaspora shqiptare.

Organizatorët e cilësojnë këtë aktivitet si më shumë se një festival filmi, duke e përshkruar atë si një festë të kulturës, identitetit dhe kinemasë shqiptare që synon të bashkojë komunitetin dhe të promovojë artin filmik shqiptar në skenën ndërkombëtare. /Albinfo.ch