Kosova
Albin Kurti: Kemi pasur Ministri për Diasporë, por jo diasporë në ministri
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili po pret të marrë postin e kryeministrit të Kosovës, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga ai për mërgatën do të angazhohet bashkë me diasporën. Sipas tij, Kosova ka pasur Ministri të Diasporës, por nuk ka pasur diasporë në ministri.
Në kongresin e dytë ekonomik të Unionit të Bizneseve që po mbahet në Frankfurt të Gjermanisë, Albin Kurti ka thënë se me qeverinë e re do të krijojnë qendra kulture, për të cilat shteti kujdeset që kultura e historia e brezave të mësohet nga fëmijët kudo.
“Deri tani vërtet kemi pasur Ministri të Diasporës, por nuk mund të thuhet fort që kemi pasur diasporë në ministri. Pra në vend që në këtë ministri, ministri dhe pjesa më e madhe pjesa ë stafit të ishin nga diaspora, dhe kjo të kthehej në shembull të kthimi të trurit, është për keqardhje që aty jo rrallë u vendosën njerëzit që nuk mund të lavdërohen për trurin e tyre dhe që mundësuan ikjen e tyre. Prandaj, angazhimi ynë institucional për diasporën do të bëhet me diasporën”, tha Kurti.
Ai tha se rolin e diasporës shqiptare e shohin si vlerë kulturore ekonomike.
“Ju jeni pasuria jonë që çdo popull do ta kishte lakmi, por sikur çdo pasuri tjetër, edhe kjo juaja është e tillë vetëm nëse ne dimë ta përdorim për të mirën e përbashkët, parat që i dërgoni e të cilat shpeshherë që janë jetike për bashkëqytetarët tanë në Kosovë, shkojnë për konsum e mallra dhe shërbime, të cilat përgjithësisht ne nuk i prodhojmë. Shkathtësitë dhe njohuritë që i posedoni do t’ ua mundësojmë që të kthehen në biznese të reja, në investime strategjike e në udhëheqje ndërmarrjesh që do të hapin vende të reja të punës, por do t’ ju lidhin edhe juve më shumë me atdheun tonë. Me pak fjalë, dashurinë e pakmpromis që e keni për atdheun, nga i cili nuk kërkoni asgjë, por vetëm i dhuroni gjithçka, ka ardhur dita ta kthejmë në partneritet strategjik për të mirën e vendit tonë”, shtoi Kurti.
Para qindra përfaqësuesve të bizneseve shqiptare e gjermane, Kurti premtoi se do të mundësojnë votën e lirë, ku siç tha ai, e drejta e votës për mërgimtarët do të garantohet dhe do të votohet në ambasada e konsullata, aty ku janë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau











