Kosova
Albin Kurti për çmimin e energjisë: Më lirë se badihava
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ka thënë se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë ka qenë aq i lirë, sa që, sipas tij, një numër i madh i qytetarëve nuk e kanë ditur se sa paguajnë për rrymë.
Kurti, sikurse edhe Zyra e Rregullatorit për Energji në propozimin për rritjen e çmimit të rrymës, ka konstatuar se rritja e konsumit të energjisë elektrike që u vërejt në vitin 2021 është shkak edhe i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.
“Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës sesa në këto katër vjetët e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energji elektrike. Aq lirë ka qenë, sa që nuk e kanë ditur as sa paguajnë”, tha Kurti.
Sipas kryeministrit, kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Kosovës. Madje ai e ka krahasuar çmimin e deritashëm të energjisë me një fjalë të popullit që thotë ‘më lirë se badihava”.
“Në historinë e Kosovës, numër më të madh të qytetarëve që nuk e kanë ditur sa e kanë faturën, nuk ka pasur. Nuk po them që shumica janë të tillë, por numër më të madh nuk ka pasur”, tha ai.
ZRRE-ja, në raportin konsultativ ku propozonte shtrenjtimin e energjisë elektrike, theksonte se struktura tarifore e ndryshuar në vitin 2017 ka pasur ndikim të konsiderueshëm negativ në sistem, duke rezultuar në rritjen e kërkesave për rrymë dhe rrjedhimisht, shpenzimeve në blerjen e energjisë elektrike.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











