Futboll
Albion Avdijaj: Një këshilltar klientësh, me sfond sportisti
Avdijaj flet për kohën e tij me kombëtaren shqiptare dhe për faktin se si fryma ekipore luan një rol si në fushë, ashtu edhe në biznes
Nga fusha e gjelbër e FC Red Star Cyrih, deri te zyrat e SMZH AG – i intervistuari ynë ka pas vetes një udhëtim të jashtëzakonshëm jetësor. Si një ish-futbollist dhe këshilltar aktual i klientëve, ai flet për karrierën e tij të larmishme. Zbuloni më shumë për fillimet e Albion Avidijajt në futboll, kohën e tij me kombëtaren shqiptare dhe për faktin se si fryma ekipore luan një rol si në fushë, ashtu edhe në biznes.
Albinfo.ch: Ju punoni si këshilltar klientësh në SMZH AG, një ofrues i pavarur i shërbimeve financiare. Mund të na tregoni më shumë se si u futët në këtë profesion dhe cilat aspekte të karrierës suaj vlerësoni veçanërisht në lidhje me këtë punë?
A. Avdijaj: Fillimisht kam rënë në kontakt me smzh ag përmes kryetarit të klubit tim të futbollit, Nesret Limani. Pasi ai më ngjalli interesin për kompaninë, hasa në një pozicion të shpallur si këshilltar klientësh, i cili më përshtatej plotësisht. Gjatë procesit të aplikimit kam mundur të zbuloj se smzh ag është shumë e përfshirë në fushën e sportit, gjë që sigurisht më ka tërhequr shumë. Përveç kësaj, unë kam qenë gjithmonë i interesuar për sektorin financiar, interesim përcaktues ky, që të pranoj me kënaqësi një punë si kjo. Për shkak se smzh është një kompani shumë dinamike, në zgjerim, unë mund të kontribuoj tek ajo me personalitetin dhe pikat e mia të forta dhe të rritem së bashku me kompaninë. Si këshilltar klientësh, më pëlqen ndërveprimi personal me klientët e mi, të cilët mund t’i ndihmoj që me këshillat e mia financiare profesionale t’ua bëj jetën pak më të lehtë. Gjithashtu më pëlqen shumë të punoj me bashkëpunëtorët e mi, sepse, ashtu si dhe në futboll, edhe këtu një rol qendror luan fryma ekipore që praktikohet çdo ditë brenda kompanisë. Përveç kësaj, marr të gjitha llojet e mbështetjes gjatë trajnimit tim si këshilltar financiar IAF, në mënyrë që kjo të jetë në përputhje me nevojat e mia profesionale, shkollore dhe private.
Albinfo.ch: Ju keni pasur një karrierë mbresëlënëse në futboll, duke filluar që në fillimet tuaja në FC Red Star Zurich. Mund të na tregoni më shumë për hapat e parë në futboll dhe rëndësinë e këtij klubi për zhvillimin tuaj?
A. Avdijaj: Si një djalë që rritet në Wiedikon (lagje e Cyrihut), rruga për në FC “Red Star” nuk është larg. Në moshën pesëvjeçare kam hedhur hapat e mi të parë në fushën e futbollit për pikërisht klubin e përmendur, i cili vuri themelet për suksesin tim të ardhshëm. Pas vetëm një viti, performanca ime e mirë më mundësoi të transferohem në Grasshoppers Club Cyrih. Sot kam ende lidhje të ngushta me këtë klub dhe jam mirënjohës për vlerat që më janë dhënë gjatë rrugës.
Albinfo.ch: Një pjesë markante e karrierës suaj ishte vendimi për të luajtur për Kombëtaren Shqiptare. Mund të na tregoni më shumë për këtë vendim dhe eksperiencat tuaja në Kombëtare?
A. Avdijaj: Meqenëse unë konsideroj dy vende si shtëpinë time dhe jo vetëm njërin, jam krenar që kam luajtur në të dyja kombëtaret. Unë kam qenë anëtar i rregullt i Kombëtares së Zvicrës deri në nivelin U-20. Megjithatë, me kalimin tim në VFL Wolfsburg II, Kombëtarja e Zvicrës nuk u paraqit më. Kur Federata Shqiptare e Futbollit m’u afrua dhe më pyeti nëse mund ta merrja me mend të bëja një lëvizje, desha të përfitoja nga kjo mundësi dhe vendosa për atdheun tim të dytë. Ky ishte një pasurim i madh për zhvillimin tim personal dhe sportiv dhe veçanërisht më ndihmoi në pozicionet e mia të mëtejshme në vende të ndryshme.
Albinfo.ch: Çfarë roli luan kombësia juaj si në sport, ashtu edhe në biznes? E shihni si një mundësi, pengesë apo nuk luan një rol të rëndësishëm në asnjërën nga këto fusha?
A. Avdijaj: Unë e përjetoj Zvicrën si një vend me kombësi dhe kultura të ndryshme, i cili është shumë i hapur ndaj të resë. Siç thashë tashmë në pyetjen e mëparshme, ndihem si një njeri që i përkas jo vetëm një vendi. Kjo u reflektua në futboll në vendimin për Kombëtaren. Megjithatë, kjo nuk është më një problem në jetën time të biznesit. smzh ag punëson punonjës me prejardhje të gjerë kulturore, gjë që për mendimin tim ofron më shumë mundësi sesa pengesa.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë Pavarësisht rezistencës së Gjermanisë, Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat e importit për makinat elektrike...
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës
-
Në shërbim që nga viti 1976, jep dorëheqjen kryebashkiaku më jetëgjatë i Zvicrës
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin
-
A do të duhet kantonet periferike të ndërpresin linjat e autobusëve dhe trenave?