Lajme
Aleanca Kuq e Zi kundër procesit të regjistrimit në Shqipëri
Aleanca Kuq e Zi në prag të nisjes së regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri ka ashpërsuar gjuhën kundër këtij procesi
Kjo organizatë duke kundërshtuar regjistrimin mbi bazë feje dhe etnie ka kërkuar që qytetarët të refuzojnë të përgjigjen për këtë pyetje pasi sipas tyre kjo rrezikon të çojë në tensione mes komuniteteve fetare, njoftojnë mediet në Shqipëri.
“Të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Grisni pyetjet për etninë dhe fenë në formular. Berati është shembull i bashkëjetesës ndërfetare”, kanë deklaruar përfaqësues të saj nga një tubim në qytetin e Beratit.
Gjykata Kushtetuese në Shqipëri shfuqizoi katër nenet e ligjit për Gjendjen Civile për përcaktimin e elementit të Kombësisë dhe mënyrës së ndryshimit të saj.
Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri pritet të nisë me 1 tetor.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












