Maqedonia
Aleanca për Shqiptarët: Mbështesim marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë
Gjithashtu vlerësojmë se çështjet e hapura mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duhet të mbyllen sa më parë në interes të një kohezioni të brendshëm politik, si vlera dhe parime të demokracisë konsensuale duke reflektuar edhe realitetin multietnik të vendit, si realitet i pakontestueshëm politik, thuhet në deklaratën e ASH, për albinfo.ch.
Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, e cila udhëheq me Vrapçishtin, Bogovinën, Gostivarin dhe ka dy deputet në parlamentin e Maqedonisë, ka theksuar për ALBINFO se deklarata e tyre rreth kushtit për ndryshimet kushtetuese është nxjerë nga kontesti. Ata mbështesin pa asnjë dyshim votën “për” ndryshimin e emrit, por në të njëjtën kohë kërkojnë që sa më parë të zgjidhen edhe të drejtat e shqiptarëve, të cilët janë garancë për orientimin perëndimor të Maqedonisë.
“Aleanca për Shqiptarët është e interesuar që në këtë fazë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të bëhen ndryshimet kushtetuese në favor të Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit si parakusht për antarësimin e Maqedonise në NATO dhe BE. Gjithashtu vlerësojmë se çështjet e hapura mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duhet të mbyllen sa më parë në interes të një kohezioni të brendshëm politik, si vlera dhe parime të demokracisë konsensuale duke reflektuar edhe realitetin multietnik të vendit, si realitet i pakontestueshëm politik. Shqiptarët në Maqedoni kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm në proceset euroatlantike të Maqedonisë, përkrahën në mënyrë të unifikuar referendumin duke votuar “PËR” Nato dhe BE, deputetët shqiptar pa asnjë dilemë kanë paralajmëruar se do të votojnë edhe ndryshimet kushtetuese kështuqë me plot të drejtë meritojnë të trajtohen si kategori kushtetuese dhe jo si përqindje, sepse kanë dëshmuar gjithmonë se janë pjesë e progresit politik, dhe e kanë mbajtur kahjen perëndimore të Maqedonisë në drejtimin e duhur, duke mos lejuar ndikime ideologjike që kundërshtojnë vlerat properëndimore, për NATO dhe BE. Kompromisi i jashtëm politik me Bullgarinë dhe Greqine dhe ai i brendshëm politik ndaj kërkesave të shqiptarëve, është garancë për përshpejtimin e proceseve eurointegruese të Maqedonisë,” është deklarata e plotë e Aleancës për Shqiptarët drejtuar portalit ALBINFO.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













