Lajme
Aleksandri i Madh në Shkup, reagon Athina
Në sheshin e Shkupit po bëhet montimi i përmendores së Aleksandrit të Madh, ose siç e quajnë zyrtarisht autoritetet maqedonase “Kalorësi”
Vendosja e përmendores së Aleksandrit të Madh në sheshin e kryeqendrës në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, ka nxitur reagime të ashpra nga ana e Athinës zyrtare, njofton Radio Evropa e Lirë.Montimi i përmendores së Aleksandrit të Madh, ose siç e kanë emërtuar autoritetet e Shkupit zyrtarisht “Kalorësi”, në sheshin e kryeqendrës, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, ka nxitur reagime të ashpra nga Athina zyrtare.“ Politika e antikivizimit, pjesë e së cilës është edhe kjo përmendore është e bazuar në uzurpimin e historisë antike greke, me ç’rast rrënohen marrëdhëniet ndërfqinjësore”, thuhet në reagimin e Athinës zyrtare.Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë nuk u është përgjigjur këtyre akuzave, Vlladimir Todoroviq, kryetar i komunës “Qendër”, ku është vendosur përmendorja, për Radion Evropa e Lirë deklaroi se bëhet fjalë për shtatore të një “Kalorësi”.Historianët vlerësojnë se nuk duhet fshehur e vërteta sipas “hedhjes hi syve”, sepse në fund të fundit verbohen qytetarët e Maqedonisë dhe jo komuniteti ndërkombëtar, që gjithnjë e më shumë i humbasin si aleatë në zgjedhjen e kontestit të emrit.Fejzullah Shabani, historian nga Universiteti i Tetovës, duke theksuar se kjo dëmton interesat e Maqedonisë si në plan të brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm.Montimi i tërësishëm i përmendores së Aleksandrit të Madh, do të zgjasë afro 2 javë, pasi vjen pjesë-pjesë nga Firenca e Italisë. Kjo përmendore do të jetë e gjatë 23 metra. Bazamenti i saj do të jetë i lartë 10 metra, kurse përmendorja 13 metra.
Kostoja e përmendores arrin vlerën e 9.5 milionë eurove, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, që është kritikuar, si nga partitë opozitare, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo, sepse kërcënohen raportet ndëretnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, njëherësh acaron dhe raportet me Greqinë, duke bllokuar procesin e integrimit.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













