Maqedonia
Ali Ahmeti pranon humbjen lokale dhe paralajmëron ristrukturim të BDI-së
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, iu drejtua mediave sonte duke pranuar humbjen në zgjedhjet për kryetarë komunash dhe duke njoftuar se partia do të bëjë një rishikim të thellë të strukturave të saj, me qëllim të përforcimit dhe rinovimit të radhëve.
“Rezultatet tashmë janë të qarta në nivel kombëtar. Edhe pse kemi fituar mbi 23 mijë vota më shumë, kjo nuk na mjaftoi për të siguruar fitore në zgjedhjet për kryetarë komunash. Ne e pranojmë këtë realitet. Vota e shumicës na jep një mandat moral dhe politik për të vazhduar punën tonë. Humbja e disa pozitave na inkurajon që të forcojmë strukturat dhe të afrohemi më shumë me qytetarët. Do të bëjmë një analizë të hollësishme dhe do të rinovojmë radhët tona për të filluar më të fortë, me bindjen se kjo është rruga e duhur,” deklaroi Ahmeti.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Furnizimi me energji në Zvicër nuk është në rrezik Pavarësisht rritjes së çmimeve globale për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, autoritetet zvicerane sigurojnë... -
Futbollisti mbetet jashtë Kombëtares së Zvicrës për shkak të shkeljeve në trafik -
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve











