Maqedonia
Ali Ahmeti tregon 10 zotimet e koalicionit Fronti Europian
Koalicioni shqiptar i “Frontit Europian” ka renditur zotimet para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut
Koalicioni shqiptar “Frontit Europian” ka renditur zotimet para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe të shqiptarëve në RMV, shkroi në Facebook se sot kanë dëgjuar platformën e kandidatit të tyre për president të vendit, Bujar Osmani.
“Me bashkëdrejtuesit e Frontit Europian dëgjuam sot prezantimin e platformës zgjedhore të kandidatit tonë për President, z. Bujar Osmani, të titulluar “Dekalogu i Presidentit Europian” dhe nënshkruam deklaratën mbështetëse ndaj përmbajtjes së saj në thelb konform vlerave të zhvillimit europian”, shkroi Ahmeti.
Tutje, ai renditi zotimet, të cilave tha se iu qëndrojnë “unanimisht bashkë”, transmeton albinfo.ch.
“Zotimet pas së cilave qëndrojmë unanimisht bashkë janë: Integrimi në BE deri në vitin 2030, Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë, Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA-n, Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për çertifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, Përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, Marrëveshja kornizë ekonomike, Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, Mbajtja e të rinjve në vend, Edukimi dhe inovacioni, si dhe Agjenda e gjelbër”, shkroi Ahmeti.
Kryetari i BDI-së tha se nuk garojnë “vetëm formalisht në zgjedhje, por me ide dhe vizion të qartë rreth veprimit politik të së ardhmes!”.
“Bashkë drejt Europës!”, shkroi në fund Ali Ahmeti.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












