Sport
Aliti: Do të luftojmë bashkë deri në vdekje
Qendërmbrojtësi i Kalmar Aliti ia ka shprehur dashurinë ekipit verdhekaltër dhe ka këmbëngulur se do të luftojë deri në fund për të, një ditë pas humbjes kundër Anglisë
Fidan Aliti është zotuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar do të luftojnë, siç ka thënë, deri në vdekje, për ta dërguar Kosovën në Kampionatin Evropian 2020.
Qendërmbrojtësi i Kalmar Aliti ia ka shprehur dashurinë ekipit verdhekaltër dhe ka këmbëngulur se do të luftojë deri në fund për të, një ditë pas humbjes kundër Anglisë, shkruan Gazeta Express.
Kosova u mund 5:3 nga Anglia në një ndeshje triller kualifikuese për Euro 2020 të martën në St Mary’s Stadium, dhe si pasojë u ndërpre edhe ecuria e saj gati dyvjeçare pa humbje.
Para se ta vizitonte Southamptonin të martën në mbrëmje, Kosova kishte shënuar 10 fitore dhe kishte barazuar pesë herë të tjera në 15 ndeshjet e fundit. Humbjen e fundit e kishte pësuar në tetor të vitit 2017, në një ndeshje kualifikuese kundër Islandës (2:0) për Kupën e Botës 2018.
Por, kjo humbje nuk mund ta zmbrapsë Alitin dhe shokët e tij te Kombëtarja dardane në kauzën për ta arritur kualifikimin në Euro 2020, qysh në tentimin e pare përcjell Albinfo.ch.
“Do luftojmë bashkë deri në vdekje. E dua këtë ekip!”, shkroi Aliti në Instagram.
Përkundër disfatës, Kosova mbetet në garë për kualifikim në Grup A, pasi ka vetëm një pikë më pak se vendi i dytë, Republika e Çekisë, dhe katër pikë më pak se liderja Anglia.
Verdhekaltrit do ta kenë edhe një duel direkt me kundërshtarin e drejtpërdrejt për pozitën e dytë, Çekinë, në udhëtim në nëntor.
Gjithsesi, Kosova do ta ketë një mundësi të dytë për t’u kualifikuar në Euro 2020 – përmes play-off të Ligës së Kombeve – nëse nuk ia del ta kualifikohet përmes rrugës tradicionale.
E-Diaspora
-
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër Nga diplomimi për mjekësi në Universitetin e Bazelit, te përvoja profesionale, dy mjekë shqiptarë në Zvicër... -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Përhapja e qirave Airbnb po rrit pakënaqësinë në Zvicrën frëngjishtfolëse Zgjerimi i shpejtë i qirave afatshkurtra përmes platformave si Airbnb po shkakton pakënaqësi në rritje mes... -
Pritet rritje e çmimeve të ilaçeve në Zvicër -
Rreth 4,200 njerëz marrin pjesë në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër -
2025, një nga vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë









