Shkurt.ch
Alkooli në punë “i kushton” Zvicrës 1 miliard franga
Të punësuarit që punojnë nën ndikimin e alkoolit shkaktojnë dëme që llogariten në një miliard franga. Këtë përfundim e ka nxjerrë Enti Federal për Shëndetësi dhe SUVA (Zyra për Sigurimin nga Aksidentet) përmes një hulumtimi që është publikuar sot.
Dëmet në fjalë kanë kryesisht të bëjnë me faktin se punëtorët që konsumojnë alkool janë më pak produktivë por edhe me faktin tjetër se ata mungojnë më shpesh në punë dhe aksidentohen më shpesh.
Fushat që më së shpeshti pësojnë nga alkooli në punë janë hotelieria dhe ndërtimtaria ndërsa më pak janë të goditura administrata publike dhe arsimi.
Për këtë hulumtim janë pyetur përgjegjësit e personelit në 1300 firma të ndryshme zvicerane, njofton drs.ch.
E-Diaspora
-
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, komuniteti shqiptar në Zvicër u mblodh në një... -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët Një mbrëmje kulturore në Gjenevë që bashkon tre grupe të reja në interpretimin e valleve tradicionale... -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë













