Shkurt.ch
Alkooli, shkaktar i dhunës në familje
Gjysma e 15'810 rasteve të dhunës në familje të raportuara më 2012 janë pasojë e alkoolit
Dhuna në familje dhe alkooli shpesh shfaqen së bashku. Gati gjysma e të gjitha grave, viktima të dhunës në familje, pësojnë si rezultat i konsumimit të alkoolit.
Madje flitet për një në katër raste, kur njëri nga partnerët gjatë ushtrimit të dhunës është nën ndikim të alkoolit. Kështu thotë një studim i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Me dhunë në familje nënkuptohet dhuna fizike, psikologjike dhe seksuale. Dhuna është e përhapur në të gjitha shtresat e shoqërisë.
Çdo i katërti person i prekur nga dhuna në familje bën një jetë të vështirë dhe është i papunë ose i varur nga ndihma sociale.
Shumica prej tyre janë mes 30 dhe 35 vjeç. Dhuna në familje më shumë bie në sy në zonat urbane. Vetëm një në dhjetë raste ka ndodhur në fshatra.
Pothuajse gjithmonë, fëmijët vuajnë më së shumti nga dhuna në familje. Në çdo të dytin rast janë të involvuar në deliktet e dhunës fëmijët nën moshën 10-vjeç.
Për të zvogëluar numrin e rasteve që shpesh herë përfundojnë tragjikisht, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) synon të rrisë bashkëpunimin ndërmjet zyrave për këshillimin e viktimave të dhunës. Kjo është bërë tashmë në kantonin e St Gallen dhe Basel-Land, dhe përvoja nga atje ka dhënë rezultate premtuese.
Nga ana tjetër Konferenca e Drejtorëve të Departamenteve kantonale të drejtësisë dhe policisë (KDDKDP) ka planifikuar futjen në funksion të një linje nacionale telefonike “Helpline” për të raportuar rastet e dhunës.
E-Diaspora
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Gjermania në Kosovë -
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë
Jeta në Zvicër
-
Bazel
E vetme, me valixhen plotë ëndrra, Fjolla ja doli “U nisa krejtësisht vetëm, me një valixhe dhe shumë ëndrra. Ishte një ndjenjë e përzier midis... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026











