Lajme
Alpet në rrezik nga ndryshimi i klimës dhe turizmi masiv
Alpet mbeten një destinacion i pëlqyer për pushime, por ndryshimet klimatike dhe turizmi masiv kanë sjellë ndikimin e tyre.
Alpet tash po identifikohen për bllokimet e trafikut, fshatrat e mbipopulluara dhe turistët që pengojnë shtigjet e ecjes dhe pistat e skive. Ato që dikur ishin fshatra idilike alpine me peizazhe të pastra janë shndërruar në kështjella të shëmtuara prej betoni të akomodimit masiv.
Përpos kësaj, efektet e ndryshimeve klimatike kanë shtuar problemet e Alpeve.
“Mund të vërehet qartë se ngrohja në rajonin alpin po përparon dukshëm më shpejt se mesatarja globale”, thotë Steffen Reich, shkruan DW.
Ai shton se valët e të nxehtit dhe reshjet e pakta të borës bën që akullnajat të shkrihen shpejt. Në të njëjtën kohë, stuhitë po rriten në forcë dhe frekuencë, duke fshirë pyje të tëra në shpatet e maleve. Si rezultat, erozioni i tokës po përkeqësohet dhe mund të rrisë rrezikun e rrëshqitjes së tokës dhe baltës.
Turizmi në rrezik
Për shkak të ndryshimeve klimatike mendohet që Alpet të sjellin akoma më shumë turistë, sepse rajoni malor “do të jetë më i freskët se zonat më të ulëta”. Në këtë rast, resortet e skive goditen më shumë dhe duhet të përshtaten.
Megjithatë, temperaturat në alpe tashmë po rriten mbi nivele që i bëjnë të padobishme topat e borës dhe makinat e tjera që prodhojnë borë artificiale.
E gjithë kjo do të ndryshojë fytyrën e turizmit në Alpe, i cili është ende rajoni me më shumë resorte dimërore në nivel global, përcjell albinfo.ch.
Henriette Adolf e Komisionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Alpeve (CIPRA) mendon se në të ardhmen, njerëzit nuk do të jenë më në gjendje të shijojnë “një varg prej shtatë ditësh skijimi alpin”.
Shëtitje në kushte problematike të klimës?
Pavarësisht rritjes së popullaritetit të ecjes dhe alpinizmit në Alpe, këto aktivitete po bëhen gjithashtu më të rrezikshme.
“Veçanërisht për alpinistët në lartësi të mëdha, pasojat e ngrohjes globale dhe rreziqet e shtuara në zonat (ende) të akullnajave janë dramatike,” shkroi Klubi Alpin Austriak në një buletin drejtuar anëtarëve të tij së fundmi, shkruan DW.
Po ashtu, shkrirja graduale e permafrostit në lartësi mbi 2,400 metra përbën një problem të madh pasi mund të shkaktojë rrëshqitje të rrezikshme të baltës, rrëshqitje të shkëmbinjve ose maleve të tëra.
Në qershor të këtij viti, një pjesë e majës së malit Fluchthorn në rajonin austriak të Tirolit u shemb, duke dërguar më shumë se një milion metra kub shkëmb, ekuivalent me rreth 120,000 ngarkesa kamionësh, duke u përplasur në luginën poshtë dhe duke shkaktuar rrëshqitje balte.
“Shtigjet e ecjes duhet të mbyllen përkohësisht ose të ndryshohen përgjithmonë për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të dheut dhe problemeve të ngjashme”, tha Reich, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












