Turizëm
Alpet shqiptare, destinacion i turistëve nga Europa
Parku Kombëtar i Thethit, pavarësisht motit të paqëndrueshëm të këtyre ditëve, mbetet atraksion i preferuar nga turistët. Gjatë këtyre ditëve ky park është vizituar nga turistë të shumtë nga Europa, të cilët kanë shijuar bukuritë natyrore të këtij vendi.
Sipas ATSH, turistët po ashtu janë njohur dhe me atraksionet kryesore që ky park ofron në qendrën e vizitorëve, e cila u ka ofruar atyre informacionin e duhur dhe gjithashtu kanë parë nga afër çdo gjë që ky park ofron nga natyra e deri te flora dhe fauna.
Turistët e shumtë nga Europa gjithashtu kanë shijuar dhe shtigjet që ky vend ofron duke bërë hiking.
Alpet shqiptare dhe bukuritë natyrore që të ofron zona e Thethit po tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që e karakterizon këtë zonë.
Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qendrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Nemuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një qendër turistike-alpinistike që ka njohur rritje të numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













