Storje Suksesi
Alpet zvicerane në fshatrat kosovare
Pas 25 vjet qëndrimi, Avdullah Krasniqi ka lëshuar Zvicrën për të mbjell traditën bio në Maçitevë të Suharekës. Falë vendosmërisë dhe vullnetit për ndarë përvojën e tij zvicerane, sot blegtoria dhe bujqësia e plot fshatrave përreth frymojnë bio. Albinfo.ch ju sjell nga afër një video-portret të këtij bujku i cili përmes këtij angazhimi personal synon të mbrojë thesarin natyror të Kosovës.
Albinfo.ch vazhdon me prezantimin e gjashtë video-portreteve të para të realizuara me pjesëtarët e diasporës kosovare. Që tani e tutje do të zbuloni profilet e sipërmarrësve nga diaspora kosovare në Zvicër dhe gjetkë në Evropë, të cilët kanë nisur projekte inovuese dhe me vlerë të shtuar në Kosovë.
Projekti “Storie suksesi” synon të prodhojë dymbëdhjetë video-portrete të emigrantëve ose ish-emigrantëve kosovarë, të cilët kanë ndërmarrë iniciativa të pazakonta në favor të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit të tyre të origjinës. Bëhet fjalë, pra, për kosovarët e diasporës që kanë përfituar nga arritjet e tyre në Zvicër apo në vende të tjera të Evropës për të nisur projekte origjinale ekonomike, shkencore, kulturore apo socio-politike në favor të Kosovës. Nëpërmjet këtyre portreteve ne mund të kuptojmë më konkretisht ndikimin që diaspora kosovare mund të ketë në prosperitetin e shtetit të Kosovës.
Kjo qasje pozitive e projektit “Storie suksesi” synon të influencojë vendimmarrësit në Kosovë dhe në rajon, në mënyrë që të jenë më të vetëdijshëm për potencialin që ka diaspora në modernizimin e vendit. Ky projekt gjithashtu synon të promovojë shembuj të suksesshme, duke ngritur vetëdijen dhe duke nxitur anëtarët e tjerë të diasporës të ndërmarrin iniciativa të ngjashme, pasi që Kosova është e mbushur me mundësi për investime ekonomike.
“Storie suksesi” i përgjigjet një nevoje prioritare sa i përket përpjekjeve për të krijuar mekanizma të qëndrueshëm dhe institucionalë në transferimin e njohurive në Kosovë. Më konkretisht, transmetimi gjatë gjithë vitit të këtyre video-portreteve ka për qëllim të theksojë projektet që kanë efekte direkte ose indirekte në Kosovë.
Ky projekt është hartuar pas një reflektimi afatgjatë dhe është ndërtuar me një qasje moderne dhe dinamike. Ai është i pasuruar nga një shumëllojshmëri vendesh xhirimi në Kosovë, Zvicër dhe vende të tjera perëndimore. Intervistat e ndryshme janë kryer me bashkëbisedues dhe dëshmitarë të drejtpërdrejtë. Gjithë kjo punë sjell një komponent të rëndësishëm informacioni në marrëdhëniet e diasporës me vendin e origjinës.
Cikli i dymbëdhjetë portreteve “Storie suksesi” është i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë (SDC-DEZA-DDC), Programit për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP) dhe projekti po zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemri Avdullah Krasniqi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër-Kosovë
- Profesioni:Fermer
E-Diaspora
-
Pak para përfundimit të dënimit, humb jetën 37-vjeçari shqiptar në burgun e Zvicrës Dëshmia e babait të shqiptarit që humbi jetën në burgjet e Zvicrës: Gjithçka ishte e qëllimshme...
-
“Smartycom AG”, kompania e vetme shqiptare në panairin “Home Fair” në Zvicër
-
Nga cilat shtete kanë origjinën remitencat në Shqipëri?
-
Shqiptari arrestohet në Britani, akuzohet se vrau një rumun
-
Përurohet në Bernë vepra publicistike e Shaip Beqirit
Jeta në Zvicër
-
Partitë dhe shoqatat zvicerane, në favor të ringjalljes së bisedimeve me BE-në Njoftimi të mërkurën se Zvicra është gati të rifillojë bisedimet me BE-në dhe të riparojë marrëdhëniet...
-
Zvicra do të zbatojë paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë
-
Qeveria zvicerane do të bëjë ulje të përkohshme të kontributeve në këto dy skema
-
Berna sanksionon shkelësit e mbeturinave
-
Çfarë do të thotë të jesh i ‘integruar me sukses’ në Zvicër?