Kosova
Alternativat e Termocentralit “Kosova e Re”
Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, i bazuar në përfitimin e energjisë nga thëngjilli, jo rrallë herë është kundërshtuar nga disa organizata joqeveritare. Ndërkaq, pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, të cilat e shpallën Lëvizjen Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve, ishte sforcuar ideja që të mos vazhdohet fare me këtë projekt.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila gjatë mandatit të fundit ishte në opozitë, ka deklaruar se është kundër këtij projekti, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti e cila është në negociata me Vetëvendosjen për koalicion qeverisës, ishte shprehur se do të ndërtojë kapacitete të reja energjetike, të cilat nuk do të ndikonin në rritjen e çmimit të energjisë.
Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” ishte një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës në largim, të drejtuar nga Ramush Haradinaj.
Duke u nisur nga opsionet për dhe kundër Termocentralit “Kosova e Re”, në vazhdimësi ishte shtruar edhe dilema se a ka Kosova alternativa tjera për furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike, nëse e refuzon një termocentral të ri, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











