Kosova
Ambasada e Amerikës në Kosovë organizon takim për të diskutuar rreth Asociacionit
Bëhet e ditur se Ambasada amerikane në Prishtinë është deklaruar në lidhje me takimin e thirrur për sot, e që ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës theksoi se mezi presin që të dëgjojnë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë. “Mëngjesin e sotëm, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderët politikë”, thuhet në reagim. Ndryshe Qeveria e Kosovës në këtë takim do të përfaqësohet nga shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ndërsa pPresidenca nga shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela. Po ashtu pjesë e këtij takimi do të jenë përfaqësues të partive politike opozitare dhe ata nga shoqëria civile.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë me postim para nisjes së takimit të organizuar për të diskutuar rreth Asociacionit. Ambasada e SHBA-së thotë se mezi presin të dëgjojnë perspektiva të ndryshme për Asociacionin.
“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”, thuhet në njoftim.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe është rikthyer si temë kryesore në Kosovë, ku po kërkohet themelimi i tij.
Kosova i ka nënshkruar dy marrëveshje për Asociacionit në vitin 2013 dhe 2015, duke u ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025











