Lajme
Ambasada e Kosovës në Austri: 36 qytetarë të Kosovës janë riatdhesuar në Kosovë
Ambasada e Republikës Kosovës në Vjenë informon që me datën 2 maj janë riatdhesuar me autobus 36 qytetarë të Kosovës në vendlindje.
Të gjithë qytetarët u janë nënshtruar procesit të kontrollit mjekësor dhe karantinimit dyjavor në Kosovë, njofton Ambasada e Kosovës në Austri, përcjell Albinfo Austria.
“Falënderoj përzemërsisht të gjithë diasporën tonë, kompanitë e ndryshme që mbështetën qytetarët tanë gjatë kohës se pandemisë në Austri. Një falënderim edhe institucioneve në Kosovë, atyre austriake, shërbimit konsullor dhe gjithë kolegëve, diplomatëve në Vjenë dhe vendeve të kalimit transit për angazhimin e tyre”, thuhet në njoftim.
Për interesim tutje për kthim në Kosovë, ju lutem të kontaktoni Ambasadën me E-Mail apo në Nr. emergjent:
E-Mail: [email protected]
Nr. emergjent: 0043 6642 233409
Me respekt:
Lulzim Pllana
Ambasador
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











