Kosova
Ambasada e Kosovës në Itali feston 16-vjetorin e Pavarësisë
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali festoi 16-vjetorin e Pavarësisë në sallonet e Pallatit Brancaccio në Romë, në një atmosferë festive, së bashku me përfaqësues të institucioneve italiane, politikanë e parlamentarë të nderuar, ambasadorë dhe anëtarë të korit diplomatik, dashamirës, artistë, miq e studentë, përfaqësues të diasporës sonë kosovare në Itali dhe asaj historike të Arbëreshëve.
Në fjalën e saj, Ambasadorja Lendita Haxhitasim, pasi përkujtoi me lavdi heroin e rënë në detyrë të Policisë së Kosovës, rreshterin Afrim Bunjaku, vijoi me rëndësinë e arritjes së lëvizjes së lirë dhe pa viza në Zonën Schengen për popullin e Republikës së Kosovës.
“Viti i ri nisi me optimizëm, sepse nga 1 janari 2024, qytetarët tanë po udhëtojnë lirshëm në dhe përmes Evropës, ashtu si të gjithë shtetasit e tjerë të familjes evropiane. Lëvizja e lirë pa viza do të na afrojë edhe më shumë me Bashkimin Evropian, sepse është një tjetër hap drejt integrimit të plotë në BE të Kosovës, si i vetmi objektiv strategjik i vendit tonë, për të cilin të gjitha institucionet tona punojnë me përkushtim të plotë për ta realizuar sa më parë. Kjo dëshmohet qartë nga sukseset e njohura ndërkombëtarisht që Kosova ka arritur për progresin e bërë në fushën e drejtave politike dhe liritë civile, për rritjen e ekonomike, si dhe për ngjarjen e rëndësishme sportive të “Lojërave Mesdhetare 2030”, të cilat do të organizohen në Prishtinë, por edhe sukseset e tjera sportive të kampioneve dhe kampionëve tanë olimpik në xhudo”, theksoi ajo.
Ambasadorja foli për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe Kosovë-Itali, Maltë dhe San Marino, ku u veçuan momentet më të rëndësishme që përgjatë vitit të kaluar janë ndërmarrë për të forcuar marrëdhëniet diplomatike me vendet tona mike dhe partnere. Me Italinë u veçuan vizitat e nivelit të lartë si ajo në Romë dhe te Arbëreshet në Kalabri e Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, ajo e Kryeministrit Albin Kurti në Bienalen e Kinemasë në Vedenik, si dhe vizitat e ndryshme në Itali të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz. Po ashtu, nder aktivitetet e realizuara ishte edhe “Kosova Country Presentation”, që u zhvillua në Romë gjatë vitit të kaluar me objektivin për të forcuar bashkëpunimin dhe promovimin e mundësive të reja drejt partneritet të ardhshëm politik dhe ekonomik bilateral. I tillë do të jetë edhe Forumi i Biznesit Itali-Kosovë që do të organizohet bashkërisht në Prishtinë.
U nënvizua gjithashtu rëndësia e protokolleve të miqësisë dhe krijimi i partneriteteve midis qyteteve, të cilat përveç memorandumeve të ndryshme të mirëkuptimit, forcojnë miqësinë midis popujve. I tillë ishte edhe ai i nënshkruar mes Komunës së Pejës dhe Provincë së Kozencës në Kalabri.
U përkujtua po ashtu puna dhe kontributi në përfundimin e procesit të negocimit të marrëveshjeve dypalëshe si ajo për njohjen e Patentë Shoferëve dhe ajo për shkëmbimin kulturor, të cilat priten të nënshkruhen tashmë në vijim.
U nënvizua gjithashtu edhe rëndësia e angazhimit për marrëveshje të reja që rrisin zhvillimin e potencialit të lartë që ekziston mes Kosovës dhe Italisë.
Ambasadorja Haxhitasim lartësoi kontributin e rëndësishëm të diasporës tonë në Itali, e cila ka qenë dhe mbetet pasqyra më e çmuar e vendit tonë. Me angazhimin e tyre të përkushtuar si heronj të heshtur të vërtetë ata kontribuojnë çdo ditë me veprat e tyre me modesti absolute, si shembulli i zotit Bujar Buçaj i cili ishte i pranishëm në Festë, që me gjestin e tij guximtar dhe human shpëtoi dy fëmijë gjatë një aksidenti tragjik autobusët e Mestres.
Performanca e shkëlqyer e muzikantëve të talentuar Adhurim Grezda, Dalvin Mamusha e Endrit Xerxa të Trio-s “Don’t listen to your neighbours” ka magjepsur të gjithë të pranishmit me tingujt e mrekullueshëm të melodive të njohura shqiptare dhe italiane.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











