Kosova
Ambasada e Kosovës në Uashington citon deklaratën e Osmanit
Ambasada e Kosovës në Uashington ka publikuar një pjesë të fjalimit të Vjosa Osmanit në seancën, ku e njëjta është votuar presidente e Republikës së Kosovës.
Nga ambasada kanë kujtuar deklaratën e saj për raportin e ngushtë me SHBA-në, si partner strategjik i përhershëm i Kosovës.
Gjithashtu, të njëjtët kanë publikuar edhe mesazhin që Osmani pati për të gjitha vajzat.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës e zgjodhi Dr. Vjosa Osmani-Sadriu Presidente të Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani theksoi raportin tonë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner i ynë i përhershëm strategjik. Si gruaja e dytë presidente në historinë 13 vjeçare të shtetit tonë ajo ka dhënë një mesazh për vajzat: “Vajzat e kanë vendin vetëm aty ku ato dëshirojnë, aty ku ato çdo natë ëndërrojnë, aty për çka ato punojnë fort e me zell. Mos e ndalni hapin tuaj kurrë! Çdo gjë është e mundur e çdo ëndërr e juaja mund të bëhet realitet dhe për këtë duhet të besojmë bashkë fort”. Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka përfunduar studimet e nivelit Master në Universitetin e Pittsburgh School of Law ‘05 dhe ka Doktoruar në vitin 2015”.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 Eksportet zvicerane arritën një nivel të ri rekord në vitin 2025, të nxitura nga kërkesa e... -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia















